Që të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme , bizneset Start Up-mbështeten me grante nga institucione të ndryshme publike, donator të huaj dhe investitorë privatë 

Ligji Nr 25/2022 Për mbështetjen dhe zhvillimin e Start-up-eve ofron lehtësim për  hyrjen në treg dhe ushtrimin e veprimtarisë së Start-up-eve në Shqipëri. 

Në bazë të kuadrit ligjor  Pasaporta e Start-up-it është dokumenti kryesor për të cilin aplikohet online.

Pasaporta e Start-up-it është një dokument elektronik, i cili merret  nëpërmjet e-Albania, pas plotësimit të Formularit të Vetëdëklarimit në Regjistrin e Start-up-eve. Pas deklarimit të start-up-it plotësohet formulari i buxhetit për të përfituar grante.

Start Up-et në Shqipëri mbështeten nga fonde publike përmes  Fondi në mbështëtje të sipërmarrjeve të reja “Start-Up” që është miratuar më VKM-në, nr. 593, datë 10.9.2014, “Për krijimin e Fondit në Mbështetje të Sipërmarrjeve të reja “Start-Up”. ( Fletore Zyrtare Nr 143, Viti 2014 , Faqe, 6603) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2014/143/653ade8b-3b74-4db3-9306-7f464ea83196  

Mbështeten me grant Start-up-et që i përkasin tre kategorive kryesore: 

1)Startup-et në Fazën Fillestare,

2) Start Up-et në Fazën e Rritjes 

3) Start Up në Fazën e Zgjerimit .

Start-up-et në Fazën e Rritjes, përfshijnë subjektet që kanë një vit që janë regjistruar dhe përfitojnë mbështetje financiare deri maksimumi 3,000,000 (tre milion) lekë për projekt ku mbulohen deri 80% të kostove të pranueshme dhe të miratuara. 

Start-up-et në Fazën e Zgjerimit, përfshijnë ato subjekte që kanë nga 1-5 vite, të cilat përfitojnë mbështetje financiare deri në masën 5,000,000 (pesë milion) lekë për projekt dhe ku mbulohen  80% të kostove të pranueshme dhe të miratuara.

Start-up-et mund të kërkojnë grante nga kompanitë më të mëdha në vend të cilat kanë vizion se ideja e prezantuar do t’ju sjellë fitime në të ardhmen.