Tregu i punës është i lidhur me të dhëna mbi shpërndarjen e fuqisë punëtore dhe profesionet e tyre. INSTAT – Instituti i Statistikave , është institucioni përgjegjës që përmes standarteve të mbledhjes së të dhënave për Analizën e Tregut të Punës në Shqipëri arrin të përshkruajnë në mënyrë periodike situatën dhe dinamikën e punësimit dhe papunësisë, që së bashku përbëjnë atë që emërtohet si Forca e Punës(Fuqia Punëtore ) në një vend. Bazuar në informacionin e mbledhur nga Anketa e Forcave të Punës, popullsia 15 vjeç e lart klasifikohet në të punësuar, të papunë dhe ekonomikisht joaktive.
Forca e punës
Popullsia aktive përbëhet nga njerëz që janë në punë ose që kërkojnë punë në mënyrë aktive, që do të thotë se ata janë punonjës potencialë dhe përbëjnë forcën e punës së një vendi. Prandaj, forca e punës (ose popullsia aktive) përcaktohet nga shuma e njerëzve të punësuar dhe të papunë.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT forca e punës në vend regjistron rreth 1 milion E 411 mijë persona.
Shkalla e aktivitetit apo e pjesëmarrjes në forcën e punës, llogaritet duke pjesëtuar popullsinë aktive me popullsinë e së njëjtës grupmoshë. Treguesi është një masë e përgjithshme e efikasitetit të ekonomisë në angazhimin e popullsisë në një formë të aktivitetit prodhues. Treguesi i përdorur për të matur shkallën e pjesëmarrjes në forcat e punës në Shqipëri arriti në 59,8 % gjatë viteve tw fundit (67,2 % për burrat dhe 52,6 % për gratë)
Popullsia ekonomikisht joaktive
Popullsia joaktive sipas të dhënave të fundit të INSTAT është rreth 951 mijë, duke përfshirë të gjithë personat që nuk klasifikohen si të punësuar dhe as të papunë. Ata janë pjesa e mbetur e popullsisë në moshë pune, pasi të jetë zbritur forca e punës ose popullsia aktive nga popullsia 15 vjeç e lart.
Personat joaktivë, ose jashtë forcës së punës, janë persona që nuk punojnë, dhe as kërkojnë apo duan punë sepse janë duke vazhduar shkollën, janë në pension apo me aftësi të kufizuara, mund të jenë duke përmbushur detyrat shtëpiake, ose nuk kërkojnë punë sepse besojnë se nuk mund ta gjejnë atë (në terma të tjerë të dekurajuar). Shkalla e inaktivitetit jashtë forcave të punës llogaritet duke pjesëtuar popullsinë joaktive me popullsinë e së njëjtës grupmoshë. Ky tregues është 39,1 % sipas të dhënave të INSTAT (31,8 % për burrat dhe 46,2 % për gratë).
Si popullata aktive ashtu edhe ajo joaktive (jashtë forcës së punës) janë pjesë e popullsisë në moshë pune. Anketa e forcës së punës vëzhgon popullsinë 15 vjeç e lart, e cila është mosha kur njerëzit mund të fillojnë të punojnë sipas ligjit. Sipas të dhënave të INSTAT popullsia 15 vjeç e lart është rreth 2milion e 362 mijë, pra 83,5 % e popullsisë së përgjithshme.
Për të krijuar tregues të ndryshëm të tregut të punës merren parasysh grupe të mëdha të popullsisë, si: popullsia 15-74 vjeç për shkallën e papunësisë, 15-64 vjeç për shkallën e punësimit, 15-24 ose 15-29 vjeç për të rinjtë e kështu me radhë.
Statistikat e tregut të punës në Shqipëri bazohen në dy burime kryesore, anketat dhe të dhënat administrative. Anketa e Forcave të Punës (AFP) është një vrojtim statistikor i vazhdueshëm nga INSTAT i cili mbledh informacion cilësor dhe sasior për vlerësimin e treguesve kryesorë të tregut të punës për të gjithë individët 15 vjeç e lart në Shqipëri.
Anketa e Forcave të Punës (AFP) AFP mundëson jo vetëm marrjen e vlerësimeve për një gamë të gjerë treguesish të ofertës për punë të disagreguar sipas gjinisë dhe arsimit, dhe por përdoret gjerësisht për hartimin e politikave dhe strategjive të punësimit në nivel kombëtar dhe për grupe specifike të popullsisë. Në këtë publikim, përveç të dhënave të vlerësuara sipas AFP, janë përdorur dhe të dhëna nga burimet administrative.
Treguesit e llogaritur me të dhënat administrative janë paga mesatare mujore bruto disagreguar sipas gjinisë, grupaktiviteteve ekonomike dhe grup-profesioneve. Psh Gjatë vitit 2021 sipas vlerësimeve të marra nga Anketa e Forcave të Punës: Forca e punës është 1 milion e 385 mijë persona.ku meshkujt përbëjnë 57,4 % të forcës së punës dhe femrat 42,6 %.
INSTAT –Punësimi në Shqipëri-Të dhëna të përgjithshme
https://www.instat.gov.al/al/statistikat-n%C3%AB-shkolla/pun%C3%ABsimi-n%C3%AB-shqip%C3%ABri
INSTAT- Anketa e Forcave të Punës
Anketa e Forcave të Punës( LFS- Labour Force Survey) ka si objektiv kryesor mbledhjen e informacionit cilësor dhe sasior për vlerësimin e treguesve kryesorë të tregut të punës për të gjithë individët 15 vjeç e lart në Shqipëri. Popullsia e marrë në studim ndahet në tre grupe kryesore: të punësuar, të papunë dhe jashtë forcave të punës
https://www.instat.gov.al/al/temat/tregu-i-pun%C3%ABs-dhe-arsimi/pun%C3%ABsimi-dhe-papun%C3%ABsia
INSTAT – Tregu i Punës dhe Arsimi
https://www.instat.gov.al/al/temat/tregu-i-pun%C3%ABs-dhe-arsimi