Lista Kombëtare e Profesioneve( LKP) klasifikon profesionet, bazuar në llojin e punës dhe në kompetencat e nevojshme. Lista përbëhet nga emërtimet përkatëse të profesioneve/punëve dhe nga përshkrimet e profesioneve.

Lista Kombëtare e Profesioneve( LKP) menaxhohet nga Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFP https://www.akafp.gov.al ), si institucioni përgjegjës, në bashkëpunim me partnerët socialë 

Lista Kombëtare e Profesioneve(LKP) mbështetet në modelin ISCO-08, si për anën konceptuale, ashtu edhe për atë strukturore të sistemit të klasifikimit dhe siguron një terminologji të standardizuar për përshkrimin e punëve që realizohen në tregun e punës nga forca punëtore shqiptare. Ajo përdoret për qëllime të ndryshme duke përfshirë përcaktimin dhe grumbullimin e statistikave, menaxhimin e bazës së të dhënave, analizën e tendencave të tregut të punës, si dhe informacionin për planifikimin e karrierës. 

Lista Kombëtare e Profesioneve(LKP) u jep statisticienëve, analistëve të tregut të punës, këshilluesve të karrierës, programuesve të kualifikimeve, punëdhënësve dhe vetë punëkërkuesve një mënyrë të     plotë për të mbledhur  të dhëna, si dhe për të përshkruar dhe kuptuar natyrën e punës.

Nëse dëshironi të konsultoheni me një Listë Kombëtare të Profesioneve( LKP) klikoni tek linkuVKM Nr 514 datë 20.09.2017 Për miratimin e Listës Kombëtare të Profesioneve (LKP), të rishikuar“(Fletore Zyrtare Nr 169, Viti 2017,Faqe 7623)  Linku https://qbz.gov.al/eli/fz/2017/169/36e7080b-caa5-4765-9ae8-1bad65c336a4