Hapi i parë mbas formimit të idesë dhe planit të biznesit, është regjistrimi. Regjistrimi, supozohet të jetë një proces i thjeshtë, formal ose teknik, por shpesh mungesa e informacionit dhe orientimi i gabuar, mund ta kthejnë në një proces kompleks, ose në të shumtën e rasteve në një proces të gjatë.
Regjistrimin e biznesit tuaj mund ta kryeni në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB). QKB-ja ka sportele të shërbimit pranë një numri të konsiderueshëm të njësive të qeverisjes vendore. Çdo individ që do të hapi një biznes mund të biznes mund të kontaktojw zyrën më të afërt me vendbanimin e tij në faqen zyrtare të QKB (http://www.qkr.gov.al/qkb/deget-eqkb/). Portali “e – Albania” Gjithashtu, regjistrimi i biznesit mund të kryhet edhe te portali qeveritar on-line “e – Albania”.
Portali kërkon fillimisht krijimin e një llogarie, duke vendosur të dhënat personale dhe më pas mund të kryhen procedurat e regjistrimit on-line. Procedurat e regjistrimit on-line janë të njëjta me ato të regjistrimit në sportelet e shërbimit të QKB – së, ndërkohë që dokumentet shoqëruese të aplikimit për regjistrimin e biznesit (të cilat do të listohen në vazhdim), duhet të jenë paraprakisht gati në formë të skanuar.
Forma e biznesit
Para aplikimit për regjistrim, duhet të zgjidhet forma e biznesit. Një “I vetëpunësuar” mund të regjistrohet vetëm si “person fizik”. Në këtë rast personi do të operojë i vetëm biznesin dhe do të përgjigjet për detyrimet e biznesit me të gjithë pasurinë qëzotëron.
Statuset e mundshme të personit fizik janë:
• I vetëpunësuar i vetëm.
• I vetëpunësuar me punëmarrës.
• I vetëpunësuar me punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes.
• I vetëpunësuar pa punëmarrës, me punonjës të papaguar të familjes.
Ekzistojnë edhe rastet kur një person, fizik apo juridik mund të themelojë një “shoqëri me përgjegjësi të kufizuar”. Në këtë rast ai do të marrë statusin e administratorit në këtë shoqëri, dhe nga ana ligjore humbet baza e të qenit i vetëpunësuar.
Nëse do të regjistroheni si i vetëpunësuar “person fizik” duhet të ndiqen këto hapa:
Së pari plotësohet Formulari i Aplikimit, të cilët mund të merren pranë çdo sporteli të QKB-së ose mund të shkarkohen nga faqja zyrtare e QKB-së. Formulari kërkon plotësimin e disa të dhënave personale të individit, por gjithashtu edhe informacion rreth biznesit që do të hapet. Për plotësimin sa më të saktë të formularit mund të kërkoni edhe ndihmën e nënpunësit të sportelit
Dokumente shtesë
Nëse kryeni aplikimin i vetëm, mjafton që të keni me vetë një dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë, patentë).
Nëse aplikimin e kryen një person tjetër, së bashku me dokumentin e tij të identifikimit ai duhet të ketë edhe një dokument autorizimi nga ju.
Faza përfundimtare Në fund kryhet nënshkrimi dhe formulari i plotësuar i dorëzohet nëpunësit te sporteli. Nëpunësi i sportelit të QKB-së pasi kryen vlerësimin i jep aplikantit një konfirmim për aplikimin e bërë. Gjithashtu, lëshohet dhe një numër unik i dosjes. Aplikanti mund të përdorë këtë numër unik dosje, për të ndjekur statusin e procesit të regjistrimit në çdo kohë nëpërmjet kësaj faqeje zyrtare të internetit të QKB-së, duke klikuar te Kontrollo Statusin e Aplikimit. Veprimet e kryera në sportel kanë tarifa të posaçme.
Ditën pasardhëse, zyrat e QKB – së njoftojnë nëse aplikimi është pranuar ose është refuzuar apo pezulluar, gjithashtu edhe nëse QKB gjen se informacioni i dhënë është i paplotë ose jo në përputhje me kërkesat ligjore.
Nëse informacioni sigurohet i plotë dhe i saktë, dhe hapate aplikimit, pra plotësimit të formularit, ndiqen me kujdes, nuk ka arsye që aplikimi të refuzohet. Suksesi i aplikimit varet nga kujdesi i treguar në deklarimin e të dhënave.
Nëpunësit e QKB – së, një ditë më vonë nga aplikimi kryen regjistrimin e biznesit, së bashku me:
∙ Lëshimin e Numrit Unik të Identifikimit (NUIS), gjithashtu i njohur si NIPT;
∙ Vërtetimin e kryerjes së regjistrimit dhe lëshimin e certifikatave të regjistrimit.
Këto certifikata mund të merren nga aplikanti në çdo sportel shërbimi të QKB-së;
∙ Kryerjen e publikimit elektronik të regjistrimit në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të Regjistrimit të QKB-së, ecila mund të shihet në faqen zyrtare të QKR-së, ditën pas miratimit të regjistrimit.
Certifikata e regjistrimit do të duhet të përdoret më vonë për regjistrimin fiskal të biznesit, pra te Drejtoria e Tatimeve, zyrat e tatimeve pranë bashkive përkatëse si dhe për regjistrimin në sigurimet shoqërore, për regjistrimin në sigurimet shëndetësore dhe regjistrimin tek Autoritetet e Inspektoratit të Punës.
Regjistrimi i biznesit, s mund të kryhet edhe online nëpërmjet portalit e-Albania. Udhëzimet e detajuara për të përdorur këtë portal janë të përmbledhura në një udhëzues .Nëse jeni interesuar të aplikoni përmes E-Albania klikoni tek Linku https://www.ealbania.al/dokumenta/qkr/REGJISTRIMI_FILLESTAR_I_PER SONIT_FIZIK.pdf