Cdo individ punëkërkues mund të përdorë mundësi për tu punësuar jashtë vendit duke përdorur kuadrin ligjor që lidhet me 

a)Marrëveshjet Dypalëshe të shtetit shqiptar që lidh për nevoja punësimi me shtete të ndryshme dhe

b) Agjencitw Private të Punësimit( APP) që veprojnë si ndërmjetëse mes individëve punëkërkues dhe punëdhënësve në vende të tjera jashtë Shqipërisë që kanë nevojë për profesiontë të fushave të caktuara

Shqipëria e njohu të drejtën e Agjencive e Kompanive të Punësimit në tregun e punës edhe përmes miratimit të Ligj Nr 9125 datë 29.07.2003 Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr.7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me Ligjin Nr.8085, datë 12.3.1996( Fletore Zyrtare Nr 72, Viti  2003, Faqe 3225) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2003/72/a2e1f2da-016d-4b88-901f-957a33f2f6dc 
Ndërkohë Shqipëria miratoi e ka njohur të drejtën e individëve punëkërkues shqiptarë për tu punësuar jashtë vendit duke miratuar  Ligjin Nr 9320 datë 09.11.2004 Për Ratifikimin e “Konventës Nr.97 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës(ILO) “Për Migracionin për Punësim”, e rishikuar” ( Fletore Zyrtare Nr 98, Viti  2004, Faqe 6683) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2004/98/f459cfc0-f8f3-48d1-bda7-7c44ccaa5163  dhe  Ligj Nr 9668 datë 18.12.2006  Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive punësimi ( Fletore Zyrtare Nr 150, Viti  2006, Faqe 6101) Linkhttps://qbz.gov.al/eli/fz/2006/150/6e92777f-ca6c-4c80-84c1-fc5aa8284d00