Pas viteve 90 është rritur në mënyrë të dukshme numri i individëve që kanë kryer studimet parauniversitare, universitare e pasuniversitare jashtë vendit .
Ndërkohë mobiliteti akademik ka krijuar mundësi për studiues të huaj por edhe shqiptarë që kanë jetuar për një kohë të gjatë jashtë vendit e kanë punuar atje e tashmë rikthehen për të punuar si staff akademik në Institucionet Publike e Jo-Publike të Arsimit të Lartë.
Në këtë kuadër është shumë e rëndësishme njohje e kuadrit ligjor dhe proceseve që bëjnë të mundur njësimin e njohjen e Dëftesave dhe Diplomave të nxënësve të arsimit parauniversitar të ardhur nga jashtë vendit, atyre të arsimit universitar e pasuniversitar si edhe të titujve akademikë për stafin akademik të huaj.
Nëse jeni interesuar për të njohur legjislacionin për njësimin e njohjen e diplomave, certifikatave , titujve akademikë klikoni në linket e mëposhtme
Arsimi Parauniversitar
Udhëzim i Ministrisë së Arsimit e Sportit Nr 13 datë 30.06.2023 Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave të njëvlershmërisë së Dëftesave dhe Diplomave të nxënësve të arsimit parauniversitar të ardhur nga jashtë vendit”( Fletore Zyrtare Nr 104, Viti 2023, Faqe 10995) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2023/104/45c463a5-a214-4966-8aee-1497b63982b0
Arsimi Universitar e Pasuniversitar
Udhëzim Nr 21 datë 15.10.2021 i Ministrisë së Arsimit e Sportit Për kriteret dhe procedurat për njohjen dhe njësimin në Republikën e Shqipërisë, të diplomave, certifikatave, gradave shkencore dhe titujve akademikë, të lëshuara nga institucione të huaja të Arsimit të Lartë dhe institucione të tjera të autorizuara”( Fletore Zyrtare Nr 165, Viti 2021, Faqe 15077) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2021/165/c588e8b0-96cb-4297-a179-bddd92923979
Udhëzim i Përbashkët Nr 5103 datë 22.09.2023 i Ministrisë së Mbrojtjes e Ministrisë së Arsimit e Sportit Për kriteret dhe procedurat për njohjen dhe njësimin në Republikën e Shqipërisë të diplomave, certifikatave, gradave shkencore dhe titujve akademikë, me karakter ushtarak, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, të lëshuara nga institucione të huaja të arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara( Fletore Zyrtare Nr 173, Viti 2023, Faqe 21282) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2023/173/49efb2bd-64a8-4aee-847c-8a272524da70
VKM Nr 18 datw 18.01.2023 Për miratimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor ( Fletore Zyrtare Nr 10, Viti 2023, Faqe 773) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2023/10/a57981fa-1f14-40f0-b4fa-63052530ecd7
VKM Nr 35 datë 27.01.2023 Për miratimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore( CEFTA) ( Fletore Zyrtare Nr 16, Viti 2023, Faqe 2010) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2023/16/4c669428-4155-4363-b532-3e0a8419f42b
Cfarë është dhe si bëhet njësimi e njohja e diplomave ,titujve akademikë e kualifikimeve të marra në institucionet arsimore jashtë vendit
Aplikimi për njohjen dhe njësimin e kualifikimeve që i përkasin nivelit 5 deri në 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve( KSHK) pra nga Diplomë e Shkollës së Mesme deri në Doktoraturë kryhet online nëpërmjet portalit e-albania.
Informacioni i detajuar mbi procedurat e aplikimit gjendet i publikuar në Shërbimin e Njësimit të Diplomave të ofruar nga e-albania, në adresën web:
I. Aplikimi për njohjen dhe njësimin e kualifikimeve akademike që i përkasin nivelit 5 deri në 8,(Diplomë e Shkollës së Mesme, Bachelor, Master) të Kornizës Shqiptare ose Evropiane të Kualifikimeve”, kryhet online sipas procedurës së mëposhtme, duke klikuar tek Linku https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=853
III. Aplikimi për njohjen e titujve akademikë( Profesor Associuar-Prof.Ass, Profesor. Doktor-Prof.Dr, Profesor Emeritus, Akademik ii Asociuar, Akademik ) kryhet online sipas procedurës së mëposhtme duke klikuar tek Linku https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=853:
1. Procedura e njohjes dhe njësimit, pas aplikimit online, e kualifikimeve akademike që i përkasin nivelit 5 deri në 8, të Kornizës Shqiptare ose Evropiane të Kualifikimeve vijon me shqyrtimin dhe verifikimin e dokumentacionit nga ana e Komisionit të Njohjes së Diplomave në QSHA- Qendra e Shwrbimeve Arsimore. Kjo procedurë, kur dosja e aplikimit është e plotësuar me të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas këtij udhëzimi, përfundon brenda 45 ditëve.
1.1 Sektori i Njohjes së Diplomave të Arsimit të Lartë (SENJOD) në QSHA shërben si Sekretariat Teknik i Komisionit të Njohjes së Diplomave.
NJOHJA E DIPLOMAVE TË PERSONAVE QË KANË STATUSIN E REFUGJATIT, PERSONAVE TË ZHVENDOSUR DHE PERSONAVE TË NGJASHËM ME REFUGJATËT
1. Për personat që kanë statusin e refugjatit, personit të zhvendosur dhe/ose personit të ngjashëm me refugjatin nuk zbatohen procedurat e parashikuara ne Kreun II të këtij udhëzimi.