Tregu ndërkombëtar i punës është marrëdhënia midis punëdhënësve e punëmarrësve në nivel global që plotësojnë ciklin e biznesit të këtij tregu përmes parimit të kërkesë – ofertës . Aspekti ndërkombëtar apo global i tregut të punës i referohet të gjithë atyre që kontribuojnë në këtë proces të njohur që tashmë është emërtuar si globalizim.
Globalizimi është procesi i integrimit të rajoneve përmes shoqërive, sistemeve politike, ekonomive dhe kulturës dhe ideve . Nëërmjet këtij procesi njerëzit po mësojnë nga njëri tjetri po përmirësojnë mënyrën e të menduarit,vepruarit dhe të bërit biznes si edhe po zgjerojnë tregjet duke përfshirë edhe tregun e punës.
Duke qenë se ka më shumë vende pune në vendet më të zhvilluara për shkak të krizave demografike apo mungesës për profesioneve të caktuara ato po plotësohen nga punëmarrës të vendeve të tjera duke përfshirë kryesisht ato që vinë nga vendet në zhvillim .Lëvizja e njerëzve drejt rajoneve ku tregjet e punës kanë nevoja e kërkesa sjell shanse më të mira jetese e pagese për individët punëkërkues që nuk kanë këtë mundësi në vendin e tyre të origjinës .
Zhvillimi i teknologjive të informacionit( ICT) ka sjellë dinamika të reja për tregun ndërkombëtar të punës duke rritur mundësinë për tu përfshirë në këtë treg të individëve të shumtë punëkërkues me aftësi të vecanta në fusha të caktuar , pa qenë e nevojshme të zhvendosen fizikisht në këto vende si psh programim, menaxhim të dhënash , design, konsulencë financiare