Korniza Shqiptare e Kualifikimeve (KSHK) – është një instrument që përmban 8 nivele. Ajo shërben për klasifikimin e kualifikimeve të përfituara nga individë, sipas një tërësie kriteresh, për nivele specifike të të nxënit dhe ka për qëllim përmirësimin e transparencës, aksesit , përparimit dhe cilësisë së kualifikimeve që lidhen me tregun e punës dhe shoqërinë.
Korniza Shqiptare e Kualifikimeve (KSHK) është një skemë kombëtare që përcakton nivelet e arsimit dhe formimit ku mund të vendosen kualifikimet e vendit. Secili nivel i korrespondon një kombinimi të aftësive, njohurive dhe kompetencave përkatëse të shprehura nëpërmjet përshkruesit të nivelit. Sa më i lartë të jetë niveli i Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve aq më shumë cilësi dhe kompetenca pritet të arrijë një person. KSHK përdor konceptin e përshkruesve të nivelit dhe rezultateve të të nxënit. Rezultatet e të nxënit janë një përcaktim i shprehur në formë të shkruar mbi atë se cfarë është në gjëndje të dijë e të bëjë një individ i suksesshëm në fund të një mësimi, kursi, moduli apo kualifikimi. Përshkrimet e niveleve të kualifikimit janë hartuar në mënyrë që të përfshijnë si arsimin e përgjithshëm ashtu dhe atë profesional dhe mbulojnë larminë e plotë të rezultateve mësimore që cdo individ arrin përmes arsimimit e formimit qysh nga arsimi bazë, shkollimi i mëtejshëm, niveli i punëtorit të kualifikuar e deri në doktoratë dhe nivele të larta profesionale.
Zbatimi i Kornizës Shtetërore të Kualifikimeve ka si qëllim të krahasojë kualifikimet e përfituara në Shqipëri me Kornizën Europiane të Kualifikimeve , të përmirësojë njohjen e ndërsjellët dhe të nxisë lëvizjen e njerëzve në tregun global të punës. Nga viti 2021 u realizua procesi i njëhsimit të Kornizës Shtetërore të Kualifikimve me Kornizën Europiane të Kualifikimeve (KEK). Rrjedhimisht diplomat dhe certifikatat e kualifikimeve të lëshuara nga institucionet arsimore në Shqipëri, që ofrojnë kualifikime në linjë me KSHK-në do të përmbajnë si referencë edhe nivelin e kualifikimeve të Kornizës Europiane të Kualifikimeve duke lehtësuar kështu, njohjen e tyre në vendet e BE-së.
Nëse jeni i interesuar për të ditur më shumë rreth Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve klikoni në linket e mëposhtme:
Ligj Nr 10247 datë 04.03.2010 Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve ( Fletore Zyrtare Nr 34, Viti 2010, Faqe 1261 ) ; Linku https://qbz.gov.al/eli/fz/2010/34/13452a13-278a-4266-bed5-6a861099721c ; Ligj Nr 23 datë 10.05.2018 Për disa ndryshime në Ligjin Nr 10247 datë 04.03.2010 Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve-KSHK ( Fletore Zyrtare Nr 79, Viti 2018, Faqe 4934) Linku https://qbz.gov.al/eli/fz/2018/79/63abe2a7-88f8-4978-912b-681593b9e996
VKM Nr 428, datë 26.6.2019 Për miratimin e tabelës së përshkruesve të detajuar për çdo nivel të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve-KSHK “( Fletore Zyrtare Nr 93, Viti 2019, 6816) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2019/93/66630dfb-2a31-46c0-a63d-0c953fe6b492
Ndërkohë nga ana e Ministrisë përgjegjëse cdo vit miratohet Katalogu Kombëtar i Kualifikimeve Profesionale . Katalogu përmban 122 kualifikimet që ofrohen në institucionet e arsimit dhe formimit profesional në të gjithë vendin që nga teknologjia ushqimore, tekstile-konfesione, përpunim druri, stilim, shërbime në hotel dhe restorante, elektronikë etj.
Kohëzgjatja e Programeve të Kualifikimit Profesional është nga 1 deri në 4 vjet.
Kualifikimet Profesionale përmbajnë nivelet 2, 3, 4 dhe 5 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK). Kualifikimet e plota ose të pjesshme profesionale mund të përftohen nëpërmjet këtyre formave:
a)Arsimi profesional me bazë shkollën;
b)Kurse profesionale, ku përfshihen edhe praktikat profesionale në ndërmarrje apo forma të tjera të mësimnxënies praktike;
c)Regjistrimi si nxënës, duke u punësuar në një ndërmarrje (forma e dyfishtë);
c)Njohja e të nxënit të mëparshëm në mënyrë informal dhe joformal të një profesioni ;
d)Njohja e të nxënit të një profesioni të përftuar jashtë vendit; .
Nëse jeni i interesuar për të ditur më shumë rreth Katalogut Kombëtar i Kualifikimeve Profesionale klikoni në linket e mëposhtme:
Për më shumë shih Urdhrin Nr. 99, datë 25.5.2021, “Për miratimin e Katalogut Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale “( Fletore Zyrtare Nr 87, Viti 2021, Faqe 1819) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2021/87/bc69bce5-001c-46cb-8ebb-614d32322ed2 AmenduarUrdhër i Ministrit të Ekonomisë e Financave Nr 89 datë 21.12.2022 Për një ndryshim në Urdhrin Nr. 99, datë 25.5.2021, “Për miratimin e Katalogut Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale “( Fletore Zyrtare Nr 13, Viti 2023, Faqe 1819) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2023/13/c1e49a36-62a7-46a0-a9bc-6aabafadb6b0
Qeveria shqiptare ka miratuar legjislacionin përkatës për cdo Kualifikim Profesional që një individ ka marrë jashtë vendit duke bërë të mundur njësimin e njohjen e tij
Nëse jeni i interesuar për të ditur më shumë rreth procedurave të njësimeve e njohjes të të Kualifikimeve Profesionale klikoni në linket e mëposhtme:
Udhëzim Nr 24 datë 30.07.2018 i Ministrisë së Financave e Ekonomisë Për procedurat për njohjen dhe njësimin e mësimnxënies dhe Kualifikimeve Profesionale të niveleve 2 deri në nivelin 5 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve-KSHK, përfshirë ato të përftuara jashtë vendit”( Fletore Zyrtare Nr 118, Viti 2018, 8317) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2018/118/d0455d77-c262-4849-bfb8-e55e776c7e96
VKM Nr 427 datë 26.06.2019 Për miratimin e kritereve dhe të procedurave për përfshirjen e kualifikimeve për të nxënit gjatë gjithë jetës, sipas niveleve të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, për arsimin dhe formimin professional”( Fletore Zyrtare Nr 93, Viti 2019, 6810) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2019/93/66630dfb-2a31-46c0-a63d-0c953fe6b492
VKM Nr 756 datë 09.12.2021 Për sistemin e njohjes së të nxënit të mëparshëm joformal dhe informal”( Fletore Zyrtare Nr 191, Viti 2021. Faqe 181437) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2021/191/8241dff0-8f41-4aea-b5f6-3177470ed697
VKM Nr 35 datë 27.01.2023 Për miratimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore( CEFTA) ( Fletore Zyrtare Nr 16, Viti 2023, Faqe 2010) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2023/16/4c669428-4155-4363-b532-3e0a8419f42b
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve(AKAFP) është institucioni publik përgjegjës për krijimin e sistemit të unifikuar të kualifikimeve profesionale, të njohura në nivel kombëtar, bazuar në Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve(KSHK), si dhe për kualifikimin dhe trajnimin e vazhduar të mësuesve/instruktorëve të arsimit profesional.
Nëse jeni i interesuar për më shumë info mbi rolin e funksionet e Agjencisë Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve(AKAFP) ,dhe Kurset e Formimit Profesional që ofron klikoni tek linku i mëposhtëm: