Nëse një individ punëkërkues kryesisht në moshë të re  synon të hapë një biznes të ri të llojit  Start Up është krijuar një  ekosistem për zhvillimin e  Startup-ve.

Mjafton një ditë për të regjistruar biznesin, një euro si kapital fillestar, taksa korporatave për start up-et është 14.1% dhe TVSH 20%.  Sektori i Start Up-eve  mbështetet  nga institucionet shteërore sic është Agencia e Zhvillimit dhe Investimeve –AIDA , Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes e Bashkia Tiranë ashtu  edhe nga donatorë të huaj si BE, GIZ, SIDA, AIIC  të cilët përmes programeve të tyre financojnë projekte.

 Në  Shqipëri janë krijuar edhe  Akseleratorë të Biznesit të Start Up si Ofiçina apo Protik që shërbejnë për të zhvilluar në mënyrë të përshpejtuar në treg start ope që kanë potenciale për të rritur në madhësi e cilësi

Sektori i Start Up-eve në Shqipëri po shfaq një interes lidhur me mundësitë për zhvillimin e Start Up-eve  në fushën e teknologjisë së informacionit, veçanërisht nga të rinjtë.

Start up-et vlerësohen si një mundësi e mirë për të rritur punësimin dhe sipërmarrjet duke u mbështetur në parimin “ mendo në mënyrë globale dhe vepro në mënyrë lokale

Nëse jeni i interesuar të dini më shumë për konceptin e Start Up-eve dhe ekosistemin e Start Up-eve në Shqipëri kliko në linket e mëposhtme 

Portali Start Up Albania  https://startupalbania.al/ 

1)Ligji Nr 25/2022 datë 10.03.2022 Për mbështetjen dhe zhvillimin e Start-up-eve( Fletore Zyrtare Nr 49, Viti 2022, Faqe 7143) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2022/49/d2bc16ec-3b79-488c-8d5e-e8a1e8373590  Amenduar nga Ligj Nr 36/2023  datë 25.03.2023 Për disa shtesa e ndryshime në Ligji Nr 25/2022 datë 10.03.2022 Për mbështetjen dhe zhvillimin e Start-up-eve( Fletore Zyrtare Nr 88 Viti 2023,9527) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2023/88/6027ef5b-0c43-4caf-a314-087ec8257252 

2)VKM Nr 311 datë 27.05.2022 Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për veprimtarinë dhe mënyrën e ofrimit të Shërbimit Start up One-Stop-Shop, si dhe shërbimeve për të cilat aplikohet tarifa zero për mbështetjen e start up-eve(Fletore Zyrtare Nr 72, Viti 2022,9306) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2022/72/99dd944d-73dd-4a8c-96e2-892bbc535995 
3)VKM Nr 61 datë 07.02.2024 Për miratimin e kërkesave e të kritereve që duhet të plotësojnë Start up-et dhe lehtësuesit e Start up-eve, të procedurave e të afateve, si dhe të rregullave për përbërjen e komisionit të vlerësimit dhe ankimit, kritereve, procedurës së përzgjedhjes e të shpërblimit të anëtarëve të tyre (Fletore Zyrtare Nr 72, Viti 2024, Faqe 2721) Linkhttps://qbz.gov.al/eli/fz/2024/27/c7c313c8-19e1-4bf7-aad5-6bdffecf286a