Të drejtat në vendin e punës janë një tërësi të drejtash që klasifikohen në mënyra të ndryshme për individidët punëkërkues e punëdhënës në raport me marrëdhënien që krijohet në tregun e punës mes këtyre dy palëve.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon në Nenet 49, 51, 52, 52, 59 të saj “të drejtën e cdo personi për të punuar dhe për t’u punësuar ( Për më shumë shih duke klikuar tek linku Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (Ndryshuar me ligjet: nr. 9675, datë 13.1.2007; nr. 9904, datë 21.4.2008; nr. 88/2012, datë 18.9.2012;   nr. 137/2015, datë 17.12.2015; nr. 76/2016, datë 22.7.2016;  nr. 115/2020, datë 30.7.2020; nr.  16/2022, datë 10.2.2022) Linku  https://qbz.gov.al/preview/635d44bd-96ee-4bc5-8d93-d928cf6f2abd 

Marrëdhënia e punës bazohet në kontratën individuale të punës ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit, ose dhe kontratën kolektive të punëmarrësve me punëdhënësin që mbështetet në  Nenin 20 të Kodit të Punës në lidhje me “aftësinë  për të kontraktuar” .  ( Për më shumë shih duke klikuar tek linku Ligji Nr.  7961,  datë  12.7.1995 Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë (ndryshuar  me  ligjet:  Nr.  8085,  datë  13.3.1996;  Nr.9125, datë  29.7.2003;  Nr.  10  053,  datë  29.12.2008;  Nr.  136/2015, datë  5.12.2015)( i  përditësuar)Linku  https://qbz.gov.al/preview/c1c18a6c-5f3e-457d-b931-de505b3c7ed0

Kanë të drejtë të lidhin kontratë pune:

  • personat që gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar sipas dispozitave të Kodit Civil;
  • personat me zotësi të kufizuar, por të autorizuar shprehimisht ose në heshtje për të kryer punë nga përfaqësuesi i tyre ligjor.