Kompanitë e Punësimit dhe Rekrutimit janë persona juridikë privatë( jo publikë) që ushtrojnë aktivitetin e tyre me pagesë në bazë të legjislacionit shqiptar përsa i përket ndihmës për individët punëkërkues që kërkojnë të punësohen në tregun shqiptar të punës apo jashtë vendit dhe subjektet me statusin e punëdhënësit që kërkojnë të punësojnë punëtorë vendas apo të huaj për nevojat e tyre
Sipas të dhënave zyrtare në Republikën e Shqipërisë ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe janë funksionale 31 institucione që kanë liçenca për ushtrimin biznesi si Agjenci Private të Punësimit (APP)
Aktiviteti i Kompanive të Punësimit e Rekrutimit në Shqipëri është i rregulluar nga pikëpamja ligjore nga legjislacioni kuadër përkatës që përcakton rolin e funksionn e tyre si pjesë e shërbimeve të punësimit që realizohen nga institucione publike e jopublike në Republikën e Shqipërisë
Nëse jeni interesuar të njiheni me elementë të detajuar të këtij legjislacioni klikoni në linket e mëposhtme
Ligji Nr 8350 datë 20.05.1998 Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Organizatës Ndërkombëtarë të Punës( ILO) nr.181 “Agjencitë Private të Punësimit”( Fletore Zyrtare Nr 13, Viti 1998 Faqe 1356) bëri të mundur fillimin e aktivitetit të Agjencive Private të Punësimit , Ligjit Nr 9125 datë 29.07.2003 Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr.7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me Ligjin Nr.8085, datë 12.3.1996( Fletore Zyrtare Nr 72, Viti 2003, Faqe 3225) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2003/72/a2e1f2da-016d-4b88-901f-957a33f2f6dc dhe VKM Nr 101 datë 23.02.2018 Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencive Private të Punësimit ( Fletore Zyrtare Nr 27, Viti 2018, Faqe 2035)Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2018/27/adbe8f12-3962-4c64-a24d-2385c14d917f, që përcakton dhe përkufizon si Agjenci Private Punësimi : çdo person fizik, juridik, ose kompani e pavarur nga autoritetet publike, e përfshirë direkt ose indirekt në rekrutimin, përzgjedhjen, vendosjen dhe në disa raste menaxhimin e punonjësve, të kualifikuar ose jo, për veten ose të tjerët.
Aktiviteti i Kompanive të Punësimit e Rekrutimit në Shqipëri përfshin edhe punësimin e shqiptarëve jashtë vendit në bazë të aftësive e kërkesave të tyre si edhe të punëtorëve të huaj që duan të punësohen në Shqipëri
Aktiviteti i Kompanive të Punësimit e Rekrutimit në Shqipëri për realizimin e këtyre funskioneve është i rregulluar nga pikëpamja ligjore nga legjislacioni kuadër përkatës
Nëse jeni interesuar të njiheni me elementë të detajuar të këtij legjislacioni klikoni në linket e mëposhtme
Ligji Nr 9320 datë 09.11.2004 Për Ratifikimin e “Konventës Nr.97 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës(ILO) “Për Migracionin për Punësim”, e rishikuar” ( Fletore Zyrtare Nr 98, Viti 2004, Faqe 6683) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2004/98/f459cfc0-f8f3-48d1-bda7-7c44ccaa5163 dhe Ligj Nr 9668 datë 18.12.2006 Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive punësimi ( Fletore Zyrtare Nr 150, Viti 2006, Faqe 6101) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2006/150/6e92777f-ca6c-4c80-84c1-fc5aa8284d00 krijuan një kuadër ligjor për emigrimin e ligjshëm të shqiptarëvë për qëllime punësimi
Ligji Nr 79 datë 24.06.2021 “Për të Huajt”( Fletore Zyrtare Nr 162, Viti 2021, Faqe 14169) https://qbz.gov.al/eli/fz/2021/162/8f6d9e67-0996-44fa-aadb-4a32b30e7fad përgatiti kuadrin ligjor për punonjësit nga vendet e huaja që do të punojnë në Republikën e Shqipërisë , i cili ishte paraprirë edhe nga Ligj Nr 9564 datë 19.06.2006 Për Ratifikimin e Konventës nr.143 “Për punëtorët migrantë (Dispozita plotësuese), 1975” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës( ILO), bërë në Gjenevë( Fletore Zyrtare Nr 75, Viti 2006, Faqe 2173) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2006/75/02069d50-7908-45a0-862f-d11933705b3c
Shërbimet e punësimit ( publike + jopublike) kanë një rol thelbësor në mirëfunksionimin e tregut të punës, si nga qeveria nëpërmjet Zyrave Rajonale të Punës dhe/ose nga agjencitë private të punësimit.
Nëse jeni interesuar të njiheni me elementë të detajuar të këtij legjislacioni që rregullon këtë bashkëpunim me strukturave publike e jopublike të punësimit klikoni në linket e mëposhtme
Ligjin Nr. 9992, datë 18.09.2008 “Për ratifikimin e Konventës së ILO-s” Për politikat e Punësimit ”Nr. 122, 1964” ( Fletore Zyrtare Nr 150, Viti 2008, Faqe 7382). Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2008/150/eacc8d62-ef0e-4fc9-8fa9-fcde0c844dc6 ) Qëllimi i këtij ligji është të promovojë dhe të sigurojë punësim të plotë, produktiv dhe të zgjedhur lirisht, si dhe mundësinë për çdo punëtor, që të kualifikohet për një punë për të cilën është i përshtatshëm.
Ligj Nr 9991 datë 18.09.2008 Për Ratifikimin e Konventës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për Shërbimet e Punësimit, c 88, 1948” ( Fletore Zyrtare Nr 150, Viti 2008, Faqe 7376) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2008/150/eacc8d62-ef0e-4fc9-8fa9-fcde0c844dc6 ) Kjo Konventë ofron mbështetje dhe udhëzim në forcimin e shërbimeve publike të punësimit, duke promovuar rregullimin e aktiviteteve të agjencive private të punësimit dhe duke nxitur bashkëpunimin produktiv mes të dyjave. Ky ligj i referohet një Sistemi Kombëtar të Zyrave të punësimit nën drejtimin e një autoriteti kombëtar, si në rastin e zyrave rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit që janë nën autoritetin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, të cilat veprojnë në nivel lokal dhe janë të arritshme për punonjësit dhe punëdhënësit. Në bazë të kësaj Konvente, autoriteti përgjegjës është i detyruar të marrë masat e nevojshme për të siguruar bashkëpunim efikas mes shërbimit publik të punësimit dhe APP-ve( Agjencive Private të Puynësimit), si një element thelbësor për përmirësimin e situatës së punësimit në vend.
VKM Nr 837 datë 28.10.2020 Për procedurat, kriteret e rregullat për ofrimin e Shërbimeve të Punësimit( Fletore Zyrtare Nr 190, Viti 2020, Faqe 13175)Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2020/190/48285a77-06a1-498e-bb04-8cb3707b1acc ku është synuar të përcaktohet kuadri normative për bashkëpunim mes shërbimeve të punësimit publik dhe privat
II.PORTALET E KOMPANIVE PRIVATE TË PUNËSIMIT
- DUA PUNË – https://duapune.com/
- NJOFTIME – https://www.njoftime.com/forumdisplay.php/14-ofroj-vende-pune
- CELESI- PUNE- https://www.gazetacelesi.al/njoftime-kerko/oferta-pune.html
- NJOFTIME FALAS https://www.njoftimefalas.com/23/oferta-vende-pune/
- FINDERAL –https://www.finderal.com/jobs/njoftime-pune/
- NJOFTIME PËR PUNË https://www.njoftimeperpune.com/
- PROFESIONIST .AL https://profesionist.al/njoftime-pune
- NJOFTIME PUNE https://www.njoftimepune.com/
- NJOFTIME PUNE https://okazion.online/kategoria/oferta-njoftime-pune
- IN ALBANIA https://inalbania.al/al/category/njoftime-pune/
- NJOFTIME GROUP https://njoftimegroup.com/jobs/
- UN JOBS IN ALBANIA https://unjobs.org/duty_stations/tia
- MUNDËSI PLOT -https://mundesiplot.com – është platforma më e re që synon të rrisë punësimin dhe të zhvillojë aftësitë e përdoruesve kudo ndodhen në Shqipëri dhe Kosovë. Platforma mundësohet nga Swisscontact dhe bashkëfinancohet nga SDC dhe qyteti i Zyrihut.Kjo platformë dixhitale e tregut të punës ka për qëllim të rrisë aksesin për futjen në tregun e punës të punëkërkuesve dhe zhvillimin e kompetencave të tyre përmes ofrimit të trajnimit për proceset e punësimit, aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve dhe zbatimit të cikleve të trajnimit me publikun, shoqërinë civile dhe palët e interesuara private në Shqipëria dhe KosovaPërveç kësaj, platforma do të përmirësojë informacionin dhe aksesin në vendet e punës të ofruara nga aktorët e sektorëve të ndryshëm ekonomikë. Qëllimi kryesor i kësaj platforme është të përmirësojë shërbimet, aksesin dhe burimet e tregut të punës dhe t’i bëjë ato më të aksesueshme për punëkërkuesit.
Headhunter – Albania https://www.headhunter.al/
EP&Partners Counsultancy- EPPC https://eppc.al/sq/punesime
Albania Human Rights Solution- AHRS https://ëëë.ahrs.al/
Partner https://partner.al/
Tiranë – https://www.netirane.al/al/lista-e-bizneseve/agjensi-punesimi-23
Recruitment Albania – https://pra.al/
ERCA –https://erca.al/
Karriera –Al https://karriera.al/
Dimension HR –https://dimensionhr.al/
Puna Juaj – https://www.punajuaj.com/
AneGino https://www.anegino.gen.al/
IndiCA .Al https://indica7.al/sherbimet/rekrutimi-i-punetoreve-nga-azia/
IMP-Agjenci Punësimi – https://agjensipunesimiimp.com/