Në ndërtimin e një sipërmarrjeje të re biznesi apo Startupi ku individët vetëpunësohen, një nga aktorët të cilët mund të ndihmojnë në kalimin nga ideja tek të ardhurat e para të , është inkubatori i biznesit. . Inkubatorët e Start Up janë krijuar për të ta bërë një ide biznesi që të lindë ashtu sikurse një vezë vendoset në inkubator dhe përmes ngrohtësisë e ambientit që krijohet përreth arrin të sjellë në jetë krijesa të reja
Cdo biznes fillestar( Start Up) ia vlen të bëhet pjesë e një Inkubatori Biznesi për arsyet e mëposhtme
- Mbështetja gjatë fazave të para e të vështira të zhvillimit të një biznesi të ri sic është Start Up
- Mundësi për të evidentuar rreziqet e hershme para se të shfaqen sic është e nevojshme të bëhet në kushtet e një ideje të re biznesi apo Start Up
- Kontakte me rrjetin e mentorëve , ekspertëve dhe përfaqësuesve të sektorëve të ndryshëm të biznesit
Një nga vlerat më të mëdha të një inkubatori biznesi është rrjeti i këshilluesve të biznesit dhe partnerëve të cilët mund të asistojnë në zhvillimin e mëtejshëm të tij . Përveç kësaj sipërmarrësit e tjerë që janë pjesë e këtij inkubatori janë një burim i vlefshëm për ata më të rinj, sidomos në hapat e parë.
Inkubatorët e Biznesit ofrojnë mundësi për të vendosur kontakte me aktorë e institucione financiareFinancimi është shumë i rëndësishme për të ngritur dhe rritur biznesin. Një incubator biznesi jo vetëm që mund të japë mundësinë të lidhesh me Engjëjt e Biznesit , por edhe ndihmon se si të strukturosh sipërmarrjen e biznesit që të tërheqë investitorë .
Infrastruktura teknologjike dhe logjistike për sipërmarrësit është një nga përparësitë që e nxit një Start Up të jetë pjesë e një Inkubatori Biznesi.Një sallë mbledhjesh apo vidokonference, një printer 3D apo teknologji të tjera ,një vend me qera të lirë apo mundësia për të përdorur një teknologji e re brenda një hapësire janë disa mundësi për tu rritur dhe që ofrohren nga një Inkubator Biznesi
Inkubatori I Biznesit ofron për cdo Sart Up një ambient të vecantë ku shumë sipërmarrës të rinj mund të shkëmbejnë ide , argumenta dhe ekperienca e vecanërisht të diskutojnë sfidat për të rritur bizneset e tyre ku janë vetëpunësuar si motivi kryesor