Vetëpunësimi është një aktivitet shoqëror me në qendër individin e që lidhet me  mënyrën në të cilën njerëzit krijojnë dhe zbatojnë ide dhe metoda të reja për të prodhuar mallra e shërbime të ndryshme. 

Në të terminologjinë e përditshme termi “i vetëpunësuar” identifikon cilindo që krijon të ardhurat e tij/saj në formën e një biznesi, kontrate ose aktivitetesh të pavarur. Në person i vetëpunësuar është dikush që ka një punë ose aktivitet të vetëm ose me një grup të vogël njerëzish realizojnë një  aktivitet ekonomik të caktuar  .  

Vetëpunësimi është një situatë në të cilën një individ punon drejtpërdrejt për vetveten në vend që të punojë për një punëdhënës i cili i paguan një pagë mujore . Një individ i vetëpunësuar i fiton të ardhurat nëpërmjet veprimtarive ekonomike të kryera nga ai drejtpërdrejtë.

Hapat për tu vetëpunësuar përfshinë elementët e mëposhtëm

1)Analiza e Tregut

Analiza tregut ndihmon që të kuptohet tipologjia e klientëve ,  njohja  konkurrentët në treg  dhe me gatishmërinë e klientëve për të paguar për produktin ose shërbimin e ofruar.

Analiza e tregun kërkon informacion mbi: 

Produktin/shërbimin e ofruar dhe procesin e përgatitjes së mbi ecurinë e shitjeve të produktit/shërbimit të ngjashëm me atë që planifikoni të realizoni dhe të jeni i qartë mbi procesin e përgatitjes së tij. 

Burimet njerëzore dhe financiare që duhen për ta vënë në zbatim idenë e biznesit sesi mund t’i siguroni ato.

 Pozicionin apo vendin se ku është më mirë të hapet biznesi duke llogaritur paraprakisht se sa klientë mesatarisht do të keni në varësi të vendit ku do ta hapni atë

Analiza e tregut nënkupton informacion për densitetin e popullsisë së zonës ku do të vendosni biznesin , për numrin e bizneseve të tjera  konkurente  . Bazuar mbi matjet që mund të bëni për zona të ndryshme mund të vlerësoni shumë lehtë se cila është zona që pritet t’ju sigurojë numrin më të madh mesatar të klientëve por duke llogaritur kostot e jashtme që lidhen me distancën fizike nga vendbanimi juaj në vendndodhjen e biznesit si dhe kostot shtesë që lidhen me diferencat e qerasë së hapësirës në varësi të vendndodhjes. 

Për një ide vetëpunsimi ka rëndësi informacioni  se çfarë kërkojnë më shumë klientët dhe se çfarë nevojash të paplotësuara kanë ata. 

Informacioni mbi  produktin/shërbimin  që bizneset konkurente në treg është i rëndësishëm  për të kuptuar  pikat e forta të tyre që tërheqin klientët dhe të përcaktoni tejkalimin e tyre përmes  produktit/shërbimit tuaj.

2)Përcaktimi i burimeve njerëzore e financiare

Analiza e tregut  jep një ide për burimet që kërkon biznesi  për veprimtarinë e tij të tilla si materiale, pajisje, njerëzit dhe financat. Pasi është verifikuar mundësia e biznesit duhet të analizohen kërkesat  dhe t’ë përshtaten ato me aftësitë  e individit që kërkon të vetëpunësohet . Kjo analizë  lejon të planifikohet mbështetja e jashtme që  nevojitet,  identifikohen nevojat e trajnimit dhe përcaktohen format më të përshtatshme për biznesin .

Sigurimi i financimit për biznesin mund të jetë një nga pengesat më të mëdha që duhet të zgjidhen. Shumë sipërmarrës të rinj që duan të vetëpunësohen duke krijuar një biznes të tyrin kanë një sasi të kufizuar të kursimeve për të investuar në biznes. Mjetet financiare mund të vijnë nga disa burime – hua bankare, kursime personale, kredi tregtare. Të rinjtë zakonisht konsiderohen klientë “të rrezikshëm” nga institucionet kredidhënëse  megjithatë vendimi i institucionit kreditues bazohet kryesisht në cilësinë e planit të biznesit.

3)Plani i Biznesit

Pasi është analizuar tregu dhe hartuar plani financiar, cdo individ që kërkon të vetëpunësohet përmes krijimit të një biznesi individual duhet të hartojë një plan biznesi përpara se të hedhë hapin më të rëndësishëm: në atë të sipërmarrjes së idesë së biznesit. Plani i biznesit shërben si një mjet për të organizaur në mënyrë logjike të gjitha burimet njerëzore, financiare dhe materiale të nevojshme për realizimin e idesë së biznesit dhe për të hartuar strategjinë e marketingut për produktet app shërbimet që do të ofrojë