Start-up” mund të krijohen nga individë punëkërkues që mund të jenë personat fizikë ose juridikë në bazë të mënyrë së regjistrimit në Regjistrin Tregtar të Republikës së Shqipërisë. Në bazë të objektit të aktivitetit të tyre,ato janë konceptuar, krijuar dhe veprojnë me qëllim nisjen e realizimit dhe zhvillimit të një modeli biznesi, produkti dhe shërbimi inovativ dhe/ose teknologjik të veçantë, që ka mundësi rritjeje të shpejtë dhe është i zbatueshëm në praktikë
Startup-et i referohen një kompanie në hapat e saj të parë të aktivitetit dhe krijohen nga një ose më shumë sipërmarrës, të cilët bësojnë se ideja e tyre do të ketë kërkesë në treg. Krijimi i këtij biznesi inovativ ka si qëllim të ofrojë zgjidhje, shpikje apo risi teknologjike për të zgjidhur një problematikë të caktuar që ka në treg duke besuar se ideja e tyre e biznesit ka mundësi të lartë rritje dhe zgjerimi.
Për të regjisturar një start- up një individ që ka idenë e krijimit duhet të kërkojë sa më shumë informacion në lidhje me klientët, furnitorët dhe lëndën e parë. Gjithashtu duhet të zbulojë mundësitë që ka tregu,
Start Up kalon në disa faza
a)Faza e planifikimit ku krijohet një model biznesi.
B) Faza e zgjerimit ku më anë të teknologjisë ka mundësi për t’u shtrirë në shumë vende duke ulur kostot e rritur fitimin.
Faza e daljes së një Start-up në treg zakonisht zgjat deri në 2 vite dhe më pas kthehet në biznes normal.
Start-upi shoqërohet gjithmonë nga një risk i lartë dhe duhet të provojënë se ia vlen dhe kërkesa për kapitale e shoqëron gjithë kohën një kompani Start Up