Shqipëria numëron rreth 144.135 persona me aftësi të kufizuar, sipas një raporti të bërë nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar
Krijimi i hapësirave dhe detyrimi ligjor për të punësuar Personat me Aftësi të Kufizuar në Shqipëri përcaktohet në Nenin 14 e 15 të Ligjit Nr 15/2019 datë 13.03.2019 Për nxitjen e punësimit ( Fletore Zyrtare Nr 45, Viti 2019, Faqe 3641) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2019/45/0416b3c8-a99a-407c-ac07-d04c409028e Amenduar me Ligj Nr 47 datë 22.06.2023 Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit” ( Fletore Zyrtare Nr 105, Viti 2023, Faqe 1109) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2023/105/4eba3b03-f838-40b8-b0b1-9b663c17e42b, krijimin e hapësirave për punësim për personat me aftësi të kufizuar.
Sipas këtij ligji, në Nenin 14, përcaktohen rregullat për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. Në këtë nen ka disa pika, që detyrojnë sipërmarrësit dhe institucionet shtetërore të ofrojnë mundësi punësimi për personat me aftësi të kufizuar, të cilët kanë arsimin e duhur, janë trajnuar apo kanë një përgatitje të caktuar.
Në Nenin 15 të këtij ligji thuhet: “Çdo punëdhënës që punëson më tepër se 24 punonjës, është i detyruar të punësojë një person me aftësi të kufizuar për çdo 25 punonjës të personelit të tij. Një punëdhënës mund të punësojë një person me handikap të rëndë në vend të pesë personave me handikape të lehta”,
Zbatimi bëhet nga Inspektorati Shtetëror i Punës që vendos masa ndaj subjekteve në rast të mos punësimit të personave me aftësi të kufizuar.