2021 Wegate awards for women entrepreneurs in Europe
10/01/2022Hello world!
09/03/2022Universiteti “Barleti” dhe Triple City hapi dje dyert e kampusit më të ri universitar në Shqipëri. Me një frymë të re në botën e mësimdhënies dhe prej 16 vitesh në sektorin e Arsimit të Lartë, Barleti vjen me një dimension të ri.
Të pranishëm në inaugurimin e kampusit të ri ishin personalitete të vendit si: ish Presidentë të Republikës së Shqipërisë z. Alfred Mojsiu dhe z. Bamir Topi, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri, Ministrja e Financave znj. Anila Denaj, Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes z. Eduard Shalsi, Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj, bashkëpunëtorë të Universitetit Barleti, kolegë të Universiteteve të tjera dhe partnerë të universitetit, stafi akademik dhe administrativ i universitetit, si dhe studentë.
Triple City vjen me ambientet më të reja co-working në qytet. Në përbërjen e tij, kampusi më i ri universitar në Tiranë ka hapësira multi-funksionale të cilat mund të adaptohen lehtë në varësi të aktiviteteve, klasa teknologjike të pajisura me mjetet e fjalës së fundit, ambiente Co-working, hapësirë të dedikuar për Terminalin e Biznesit, Digital Hub dhe Creative Garage, laboratorë teknologjik, punishte “Maker Space”, Atelier për Kreativitetin, sallë teatri, palestër, zona Expo Hall; Open Air Cinema dhe Etno Bar dhe Restorant.
Me një hapësirë unike në zemër të qytetit Triple City ju dedikon ambiente bashkëkohore dhe inovative për sipërmarrësit e rinj, startup-e, freelancers dhe këdo që dëshiron një post punë në ambiente co-ëorking të pajisura më të gjitha mjetet e nevojshme.