Sistemi arsimor universitar dhe pasuniversitar në Republikën e Shqipërisë përfshin të tre Ciklet e Studimit ( BA, ,MA, PhD) që realizohet nga 40 institucionet e publike e jo publike të arsitmit të lartë të akredituara nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar ( ASCAL) që ushtrojnë
Aktiviteti i Institucioneve të Arsimit të Lartë( IAL) në Shqipëri rregullohet përmes Ligji Nr 80/2015 datë 22.07.2015 Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë (Fletore Zyrtare Nr 164 , Viti 2015, Faqe 11440) Linku :https://qbz.gov.al/eli/fz/2015/164/c13c78e5-b989-46e5-9be2-3589d6f768e0
Cdo maturant që dëshiron të ndjekë studimet e universitare në Shqipëri( Cikli i I-rë ) duhet të plotësojë fillimisht formularin A1 dhe A1Z për programin e studimit ( degën) që duhet të ndjekë në një nga 40 IAL ( Institucionet e Arsmit të Lartë )publike e jopublike që ushtrojnë aktivitetin në Republikën e Shqipërisë
Nëse dëshironi të konsultoni një listë të 40 IAL -ve publike e jo publike në Republikën e Shqipërisë që janë të akredituar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë -ASCAL klikoni tek linku https://www.ascal.al/sq/lista-e-ial
Aplikimi nga cdo maturant bëhet online përmes Portalit https://ualbania.al/
Cdo 30 Korrik maturantët dhe kandidatët e viteve të shkuara që duan të konkurojnë për njw program(degw) studimi nw IAL publike e jo publike deri në datën 3 Gusht, duhet të aplikojnë në portalin online https://ualbania.al/ për të plotësuar formularin A2, ku mund të listojnë 10 preferencat me të cilat do të garojnë për kuotat e raundit të parë të pranimeve për cdo vit akademik
Konkurimi për universitetin zhvillohet me tre raunde, deri në plotësimin e kuotave të miratuara për çdo program studimi.
