Cdo prind që është  i interesuar për fëmijën e tij apo cdo nxënës që ka përfunduar shkollën 9 vjecare e dëshiron të vazhdosh Shkollën e Mesme Profesionale duhet të dijë se

Arsimi Profesional (parauniversitar) ofrohet pas arsimit të detyruar 9 vjeçar, me një kohëzgjatje maksimale 4 vjeçare, në tre Nivele arsimore (referuar edhe Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve – KSHK): 

a) Niveli parë (2 vjeçar) – punonjës gjysëm i kualifikuar (Niveli II në KSHK

b) Niveli dytë (1 vjeçar) – punonjës i kualifikuar (Niveli III në KSHK) 

c) Niveli tretë (1 vjeçar) – teknik/menaxher si dhe maturë profesionale Niveli IV në KSHK

– Shkollat  e arsimit profesional (me miratim nga MMSR) mund të ofrojnë  gjithashtu edhe profile mësimore profesionale të Nivelit të katërt (pas të mesmes) (Niveli V në KSHK), me kohëzgjatje 1 vjeçare). 

– Arsimi Profesional ofrohet për drejtime profesionale (të gjera) dhe secili drejtim profesional vijon në profile profesionale respektive (më të ngushta).  

 – Këto nivele të drejtimeve/profileve të Arsimit Profesional ofrohen në disa struktura 

a) Struktura 2+1+1 vjeçare. Me këtë strukturë, në Nivelin e parë (2 vjeçar) ofrohen drejtime të gjera profesionale. Në Nivelin e dytë (1 vjeçar), çdo drejtim profesional vijon me disa profile profesionale. Në Nivelin e tretë (1 vjeçar), çdo profil profesional vijon përsëri vetëm në drejtimin profesional përkatës.  

b) Struktura 2+2 vjeçare. Me këtë strukturë, në Nivelin e parë (2 vjeçar) ofrohen drejtime të gjera profesionale. Në Nivelin e tretë (2 vjeçar), qё  integron edhe Nivelin e dytë, çdo drejtim profesional vijon me disa profile profesionale përkatëse.  

c) Struktura bllok 4 vjeçare, përfundon me Nivelin e tretë (i ka të integruara edhe Nivelin e parë, edhe Nivelin e dytë) dhe ofrohet në pak drejtime profesionale. 

– Nxënësit që përfundojnë me sukses një nivel të caktuar, mund të vijojnë nivelin më të lartë (në të njëjtin drejtim ose në një nga profilet e këtij drejtimi) ose mund ti drejtohen tregut për punës për  punësim. 

Sistemi i Arsimit Profesional(VET) ofron përfundimin e arsimit profesional bazë, i orientuar sipas drejtimeve të gjera profesionale, me kohëzgjatje 2 vite shkollore pas përfundimit të arsimit bazë(9 vjecar), ku individi mund të përftojw Nivelin 2 tw Kornizws Shqiptare tw Kualifikimeve(KSHK)Ky nivel arsimor përfundon me dhwnien e Certifikatë të Përgatitjes Bazë Profesionale dhe lejon kalimin në nivel më të lartë të arsimit profesional ose në tregun e punës.

 Me vazhdimin e 2 viteve tw tjera individi arrin tw  përfundojw arsimin profesional, i orientuar sipas profileve profesionale për çdo drejtim profesional, ku mund të përfitojw Niveli 3 dhe 4 sipas Kornizws Shtetwrore tw Kualifikimeve , pas përfundimit të arsimit profesional bazë.Ky nivel arsimor përfundon me dhwnien e  Certifikatën e Punëtorit të Kualifikuar, Teknikut/Menaxherit në profesionin përkatës dhe/ose me Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe lejon kalimin në tregun e punës e në arsimin e lartë.

Nëse jeni  interesuar të dini më shumë për legjislacionin kuadër që rregullon mënyrën e funksionimit të  Arsimit dhe Formimit Profesional klikoni tek linku i mëposhtëm 

 Ligjit  Nr 15/2017 datë 16.02.2017 Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë ( Fletore Zyrtare Nr 43, Viti 2017, Faqe 2779 ) Linku :https://qbz.gov.al/eli/fz/2017/43/b91ca0f4-cc02-41bd-bc52-51592dadc90a  

Për tu informuar mbi  procedurën e regjistrimeve në një  Shkollë të Mesme Profesionale ,mund të  lexoni udhëzimet e mëposhtme duke klikuar në linket e mëposhtme 

Udhëzim Nr 18 datë 19.05.2015 të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale Për përcaktimin e kritereve të pranimit dhe procedurave të regjistrimit në shkollat e arsimit të mesëm professional   Fletore Zyrtare Nr 103, Viti 2015, Faqe 5269) https://qbz.gov.al/eli/fz/2015/103/11d51ef7-0484-43b5-9e8d-1c31d014af7d 

Udhëzim Nr 14  datë 27.05.2021 Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë së institucioneve të arsimit dhe formimit profesional, si dhe aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore, përbërjes së njësisë së zhvillimit të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit(Fletore Zyrtare Nr 90, Viti 2021, Faqe 9073) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2021/90/529cba73-28ec-4cd9-86a0-61a0c6e1bf4a 

Nëse jeni i interesuar për një Listë të Shkollave Profesionale publike në  Shqipëri klikoni në linkun e mëposhtëm 

https://www.puna.gov.al/arsimiProfesional

Secili individ apo institucion që është i interesuar të ketë më shumë info për kuadrin ligjor të Arsimit Profesional( VET) dhe Raportet  Studimore mbi kwtw lloj arsimi  mund të klikojë tek linket e mëposhtme https://csl.edu.al/library/shkollat-e-arsimit-parauniversitar-profesional/  ; https://csl.edu.al/reports/arsimi-profesional/

II.Si të aplikosh në një  Shkollë të Mesme të Orientuar(Gjuhët e Huaja, Artistike, Sportive)

Regjistrimi në shkollë të mesme të orientuar
Link https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=10118 

Aplikimet për shërbimin “Regjistrimi në shkollë të mesme të orientuar” mund të bëhen duke filluar nga data 21 gusht  deri më datë 30 shtator 2023 ora 23:59. 

Shërbimi elektronik “Regjistrimi në gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar” u vjen në ndihmë prindërve dhe individwve  që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të regjistrojnë  ata fwmijw qw porsa kanw mbaruar arsimin e detyrueshwm 9 vjecar ,  në klasën e 10-të, nw njw  shkollë të mesme të orientuar me dhe pa konkurs. 

Pranimet në shkollat e arsimit të mesëm të orientuar (artistike, sportive, për gjuhët e huaja dhe shkolla për fusha të tjera) bëhen sipas përcaktimeve të udhëzimit përkatës të ministrit.

 Shkollat e arsimit të mesëm të orientuar pranojnë nxënës edhe nga Bashkitë e tjera, të cilat nuk kanë shkolla të arsimit të mesëm të orientuar. 

Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, bën aplikimin online duke plotësuar të dhënat e nevojshme të formularit dhe pret përgjigjen e miratimit ose refuzimit të aplikimit. 

Gjithashtu në këtë fazë të dytë të regjistrimeve do tu jepet mundësia të aplikojnë të gjithë ata qytetarë që për arsye të ndryshme dëshirojnë të aplikojnë për regjistrimin në shkollë jashtë zonës së mbulimit të shkollave, duke shkruar një arsye dhe duke ngarkuar një dokument justifikues. Të gjithë nxënësit që janë regjistruar në një gjimnaz apo në një shkollë tjetër, kanë të drejtë të bëjnë çregjistrimin apo anulimin e aplikimit deri një ditë para fillimit të vitit shkollor.Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën[email protected].