Cfarë është Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe Zyrat Rajonale të Punësimit ?
Në Shqipëri cdo individ në rolin e punëmarrësit(punëkërkuesit) dhe punëdhënësit ka të drejtë të përfitojë nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe Zyrat Rajonale të Punësimi
Shërbimet e punësimit ofrohen në bazë të legjislacionit që rregullon marrëdhëniet mes institucioneve publike e jopublike që ofrojnë shërbime në fushën e punësimit qoftë për individët punëkërkues por edhe për rata punëdhnës në rolin e personave fizikë apo jurdikë .
Për të gjithë invidivët e interesuar që janë të interesuar të dinë më shumë për legjislacionin kuadër për shërbimet e punësimit mund të klikojnë tek linket e mëposhtme
Ligjit Nr 15/2019 datë 13.03.2019 Për nxitjen e punësimit ( Fletore Zyrtare Nr 45, Viti 2019, Faqe 3641) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2019/45/0416b3c8-a99a-407c-ac07-d04c409028e Amenduar me Ligj Nr 47 datë 22.06.2023 Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit” ( Fletore Zyrtare Nr 105, Viti 2023, Faqe 1109) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2023/105/4eba3b03-f838-40b8-b0b1-9b663c17e42b, VKM Nr 837 datë 28.10.2020 Për procedurat, kriteret e rregullat për ofrimin e Shërbimeve të Punësimit( Fletore Zyrtare Nr 190, Viti 2020, Faqe 13175)Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2020/190/48285a77-06a1-498e-bb04-8cb3707b1acc ku është synuar të përcaktohet kuadri normative për bashkëpunim mes shërbimeve të punësimit publik dhe privat
Në nivel qëndror e lokal institucioni publik përgjegjës që është përgjegjës për të ofruar të dhëna e mbështetje me informacion për punësim e kualifikim lidhur me individët punëkërkues dhe personat fizikë në statusin e punëdhënësit është Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive , AKPA
Për më shumë informacion kliko në Linkun
https://www.puna.gov.al/ – Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive-AKPA
Shërbimet që ofron Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive-AKPA janë shërbime publike që ofrohen nga Zyrat Rajonale të Punësimit dhe Qendrat e Formimit Profesional në të gjithë Republikën e Shqipërisë për:
Punërkuesit
Punëdhënësit
Shërbimet publike( pa pagesë) në fushën e punësimit ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive-AKPA dhe përfshinë
Informim për vendet e lira të punës,
Ndërmjetësim për punësim
Këshillim dhe orientim për punë dhe profesion
“Punëmarrës(Punëkërkues)” është çdo person i papunë, i gatshëm për tu punësuar , i cili është i regjistruar pranë Zyrës së Punësimit dhe këtu përfshihen edhe edhe personat, të cilet janë në marrëdhënie pune ose të vetëpunësuar, por që kërkojnë nje punë të re.
Cdo individ si punëkërkues mund të regjistrohet si i papunë duke klikuar në linkun e mëposhtëm në Portalin E-Albania https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12550
“Punëdhënës” është çdo institucion e kompani publike e jopublike me kapital vendas apo të huaj si edhe persona fizikë që ushtrojnë aktivitetin në Republikën e Shqipërisë dhe kërkon të punësojë për nevoja të saj individë që përmbushin kriteret për pozicione pune që shpallen periodikisht nga ana e tyre
Cdo individ si punëdhënës mund të regjistrohet e të hedhë të dhënat e tij për pozicione të lira pune apo individë me kualifikime të ndryshme duke klikuar tek linku i mëposhtëm në Portalin E-Albania https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12551
Në nivel kombëtar , shërbimet e punësimit dhe formimit profersional për individët që janë në pozicionin e Punërkërkuesit dhe Punëdhënësit realizohen nëpërmjet Zyra Rajonale të Punësimit dhe Qendrave Rajonale Publike të Formimit Profesional
