Siguria dhe shëndeti në Punë ka të bëjë me garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes të shëndetit të punëmarrësve, nëpërmjet parandalimit të rreziqeve profesionale, eleminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik dhe aksident, informimin, konsultimin, pjesëmarrjen e balancuar si dhe trajnimin e formimin e punëmarrësve e përfaqësuesve të punëmarrësve në përputhje me legjislacionin përkatës.

Siguria dhe Shëndeti në Punë nënkupton masat e marra për të siguruar mirëqenien fizike dhe mendore të punonjësve gjatë kohës që zhvillojnë aktivitietin e tyre të punës. Kjo përfshin një sërë strategjishë dhe procedurash, si sigurimin e pajisjeve personale mbrojtëse, zbatimin e protokolleve të sigurisë dhe nxitjen e veprimeve të shëndetshme.

Punëdhënësit kanë përgjegjësinë ligjore dhe morale për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e punonjësve të tyre. Kjo përfshin ofrimin e një mjedisi të sigurt të punës, trajnimin e punonjësve për procedurat e sigurisë dhe sigurimin e pajisjeve mbrojtëse të nevojshme.

Nëse jeni  interesuar të njiheni me element të legjislacionit kuadër për sigurinë e shëndetin në punë    klikoni në linket  e mëposhtëm

Burimi: Neni 11, 13, 19, and 43  i Kodit të Punës Nr. 7961/1995 datw 12.07.1995  i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015 (Link https://qbz.gov.al/preview/c1c18a6c-5f3e-457d-b931-de505b3c7ed0 )

Neni 24, 39-75 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995 datë 12.07.1995  i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015 (Link https://qbz.gov.al/preview/c1c18a6c-5f3e-457d-b931-de505b3c7ed0 ); Neni 6 i Ligji Nr.10.237 datë 18.02.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”(Fletore Zyrtare Nr 22, Viti 2010, Faqe 672 Link (https://qbz.gov.al/eli/fz/2010/22/84aeed2a-bb63-4d6b-bcc5-e9b9d491a2e6  

Neni 68 i75 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995 datë 12.07.1995  i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015 (Link https://qbz.gov.al/preview/c1c18a6c-5f3e-457d-b931-de505b3c7ed0 ); Neni 6 i Ligji Nr.10.237 datë 18.02.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”(Fletore Zyrtare Nr 22, Viti 2010, Faqe 672 Link (https://qbz.gov.al/eli/fz/2010/22/84aeed2a-bb63-4d6b-bcc5-e9b9d491a2e6  

Ligji Nr.10.237 datë 18.02.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”(Fletore Zyrtare Nr 22, Viti 2010, Faqe 672 Link (https://qbz.gov.al/eli/fz/2010/22/84aeed2a-bb63-4d6b-bcc5-e9b9d491a2e6  , ka si objekt përcaktimin e masave, që synojnë garantimin e sigurisë dhe të shëndetit në punë të punëmarrësve. Qëllimi i këtij ligji është të garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit, nëpërmjet parandalimit të rreziqeve profesionale, eleminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik dhe aksident, informimit, këshillimit, pjesëmarrjes së balancuar, në përputhje me ligjin, formimit të punëmarrësve e të përfaqësuesve të tyre si dhe të përcaktojë udhëzimet e përgjithshme për zbatimin e këtij qëllimi.

Institucioni përgjegjës për mbikqyrjen e zbatimit të Ligji Nr.10.237 datë 18.02.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë është  Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore  Inspektorati Shtetëror i Punës (ISP) është përgjegjës për inspektimin e punës. Inspektorët e punës sigurojnë përputhje me kërkesat ligjore në fushen e legjislacionit të punës dhe të shërbimeve shoqërore. ISP mban përgjegjësi për garantimin e respektimit të kërkesave ligjore dhe të marrëveshjeve kolektive lidhur me kushtet e punës si: orari i punës, pagat, siguria, kushtet higjenike dhe mirëqënia, punësimi i fëmijëve, punësimi i emigrantëve dhe punëmarrësit vulnerabël

Nëse jeni  interesuar për më shumë informacion shih linkun   https://inspektoriatipunes.gov.al/