Programet Kombëtarre të Punësimit janë të lidhura me iniciativa të ndryshme të ndryshme të qeverisve   shqiptare pas viteve 90 për të nxitur punësimin për kategori të caktuara sociale si psh të rinjtë, gratë  , personat me aftësi të kufizuar dhe ata me ndihmë ekonomike 

Nëse jeni  interesuar të njiheni me elementë të detajuar të  legjislacionit kuadër që  lidhet me Programet Kombëtare të Punësimit klikoni në linket e mëposhtme

Ligj Nr 15/2019 datë 13.03.2019 Për nxitjen e punësimit ( Fletore Zyrtare Nr 45, Viti  2019, Faqe 3641) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2019/45/0416b3c8-a99a-407c-ac07-d04c409028e Amenduar me Ligj Nr 47 datë 22.06.2023  Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit” ( Fletore Zyrtare Nr 105, Viti  2023, Faqe 1109) Link https://qbz.gov.al/eli/fz/2023/105/4eba3b03-f838-40b8-b0b1-9b663c17e42b 

Programet Kombëtare të  Punësimit   menaxhohen nga Agjencia Kombëtare për Punësim e Aftësim – AKPA

Agjencia Kombëtare për Punësim e Aftësim – AKPA menaxhon programet e mëposhtme

Programi i Formimit Ndërmjet Punës  ka si qëllim trajnimin në punë të individëve të papune,  nevojat e të cilëve  përshtaten me kërkesat për aftësi të vendit të lirë të punës, të ofruar nga punëdhënësi. Kohëzgjatja e subvencionimit të këtij programi do të jetë për një periudhë 4-mujore, për të gjitha profesionet. Gjithashtu, programi subvencionon edhe 8 muaj të tjerë nëse punëdhësësi lidh kontrate punësimi me individët e papunë. Plani individual i trajnimit hartohet nga punëdhënësi si pjesë e formularit të aplikimit sipas një formati të miratuar. Çdo punëdhënës cakton të paktën një trajner për çdo grup përfituesish nga një deri në shtatë persona përfitues, të përfshirë në program.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12548
Aplikim për programet e nxitjes së punësimit

“Aplikim për regjistrim në programet e nxitjes së punësimit” u vjenë në ndihmë Bizneseve të aplikojnë online për t’u regjistruar dhe përfituar nga programet e nxitjes së punësimit nëpërmjet punësimit, formimit në punë dhe praktikave profesionale.

Programi i Punësimit  është një program 1 vjecar punësimi i në të cilin nevojat e punëkërkuesit përshtaten me kërkesat për aftësi të vendit të lirë të punës, të ofruar nga punëdhënësi. Paga përcaktohet në kontratën e punës në përputhje me pozicionin përkatës dhe nivelin e pagave në treg.

Për më shumë info klikoni Linkun

https://www.puna.gov.al/profili/punedhenes/programiPunesimit
Programi i Praktikës Profesionale ka si qëllim të garantojë një kalim  të shpejtë në tregun e punës, në të njëtën fushë ose në një fushë të ngjashme me atë, në të cilën ka studiuar i diplomuari. Kohëzgjatja e subvencionimit të këtij programi do të jetë për një periudhë 6 mujore.

Për më shumë info klikoni Linkun

https://www.puna.gov.al/profili/punedhenes/programiPraktikesProfesionale –