Cdo individ punëkërkues që ka nisur një ide biznesi në formën e Start Up duhet të mendojë për tu përfshirë në një Akselerator ( Përshpejtues Start –Up). Akseleratorët e Start Up-eve kanë lindur si nevojë e investitorëve për të përshpejtuar kthimin e investimit , pra ka lindur si një institucion për të përshpejtuar( accelerate) rritjen e zhvillimin e mëtejshëm të një kompanie Start Up
Kur një biznes Start Up bëhet pjesë e një programi në një Akselerator Biznesi , programi zakonisht zgjat nga disa javë në disa muaj. Ai është ndërtuar në mënyrë të tillë që një grup mentorësh të punojnë së bashku me kompaninë Start Up që të shmangin sa më shumë probleme gjatë rrugës së tyre të rritjes
Procedura e akselerimit fillon me
1)Fazën e Aplikimit (Shih psh Akseleratorin e Biznesit Oficina https://oficina.al/starton-akseleratori-i-biznesit/ ) ku norma e përzgjedhjes si rregull është e vogël cka tregon për karakterin konkurues mes Start Up –eve për të marrë një vend në programet e Akseleratorëve të Biznesit
2) Fazën e Investimit ku kompanive të biznesit Start Up që janë përzgjedhur për të marrë pjesë në Programin e Akseleratorit të Biznesit u ofrohet në shumë e vogël në formën e investimit fillestar ( Seed Investment) dhe akses në një grup mentorësh( këshilluesish) , në këmbim të një pjese të pronësisë së Start Up . Shpesh, grupi i mentorëve që përbëhet nga sipërmarrës , drejtues Start Up –esh apo investiorë janë vlera më e madhe që kompanitë Start Up marrin në këmbim për aksionet e tyre
3)Faza e Prezantimit dhe paraqitjes së produkteve Programit të Akseleratori të Biznesit , individët punëkërkues që kanë themeluar tashmë një Start Up e paraqesin biznesin e tyre në formën e prezantimeve( Pitch) dhe të paraqitjes së produkteve( Demo Day) para investitorëve potencialë dhe media. Në këtë fazë gjykohet se kompania Start Up ka ecur përpara dhe është provuar në treg
Qëllimi i një Akseleratori Biznesi është që të ndihmojë Start Up-et që të rriten brenda një kohe të shkurtër në mënyrë që të dalin në treg dhe të ecin në mënyreë të qëndrueshme duke kuptuar se projekt ideja e tyre fillestare e biznesit ka qenë e suksesshme.
